Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e dy satelitëve që priten të lëshohen në hapësirë.
Satelitët priten të lëshohen në hapësirë nga Qendra e Hapësirës Kennedy në SHBA.
Ai thotë që ato do përdoren për përpunimin e informacionit GIS, si dhe për një sërë institucionesh publikle dhe private që puna e tyre lidhet me territorin.
“Gati për t’u lëshuar në hapësirë nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA, dy sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure deri në 75 cm2; Satelitët e ALBANIA 1 dhe ALBANIA2
Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë”-shkruan Rama