Vendosni fjalën kyçe....

Scholz kërkon reformim të BE-së për zgjerimin me 36 vende, dhe autonomi ushtarake të Unionit


Kancelari gjerman Olaf Scholz bëri thirrje të shtunën për reformim të Bashkimit Evropian për ta bërë atë të përshtatshëm për zgjerimin me vendet e reja, si dhe më shumë autonomi ushtarake brenda Unionit 27-vëndësh.

Duke folur në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë në Berlin, Scholz mbrojti zgjerimin e anëtarësimit në BE, duke thënë se “një BE e bashkuar me 27, 30, 36 shtete me më shumë se 500 milionë qytetarë të lirë dhe të barabartë mund të përballojë peshën e saj edhe më fort në këtë botë”.

Scholz gjithashtu mbështeti më shumë autonomi ushtarake për bllokun dhe koordinim më të mirë të përpjekjeve ushtarake midis shteteve anëtare.

Në Evropë, ne kemi nevojë për një ndërveprim më të mirë midis përpjekjeve tona të mbrojtjes. Në të ardhmen, Evropa do të ketë nevojë për një rritje të koordinuar të aftësive, më shumë prokurime të përbashkëta, një ekip të reagimit të shpejtë të BE-së deri në vitin 2025 dhe një seli të BE-së me një strukturë të qartë komanduese“, tha kancelari gjerman.