Donald Trump thotë se Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Regjistrimeve në SHBA (NARA) “humbi” sekretet bërthamore, por se atyre “nuk u intereson“.
Trump shkoi në portalin e tij Truth Social të dielën në mëngjes se NARA ka humbur sasi të mëdha informacioni nga presidentët e kaluar, duke përfshirë sekrete të klasifikuara dhe bërthamore dhe se atyre “nuk u intereson“.
Ish-presidenti shton se atyre u intereson të shkojnë vetëm pas tij, edhe pse pretendon se administrata e tij i ka bërë të gjitha siç duhet.
“NARA ‘ka humbur’ sasi të mëdha informacioni nga presidentët e kaluar, duke përfshirë sekrete të klasifikuara dhe bërthamore dhe atyre nuk u intereson. Atyre u intereson vetëm të shkojnë pas Trump, edhe pse ne kemi bërë gjithçka në rregull sipas Aktit të të dhënave presidenciale dhe çështjes ‘çorapet’ të Clinton-it”.- shkruan ai.
“Rasti i çorapeve Clinton” është një referencë për intervistat që Presidenti Bill Clinton bëri me autorin Taylor Branch ndërsa ishte në Shtëpinë e Bardhë, ku regjistrimet e intervistave në një moment ishin ruajtur në një sirtar çorapesh, sipas një raporti të CBS News të vitit 2007.
Siç shkruan “The Independent”, Trump përmendi gjithashtu një histori të vitit 2012 nga Qendra hetimore jofitimprurëse për Integritetin Publik në lidhje me kutitë e dokumenteve sekrete që zhdukeshin.
Qendra vinte në dukje se një hetim nga NARA i kryer midis viteve 2007 dhe 2010 zbuloi se “më shumë se 1500 kuti me dokumente të klasifikuara janë zhdukur” në Qendrën Kombëtare të Regjistrimeve të Uashingtonit.
“Ndër të dhënat që mungojnë janë 81 kuti me dokumente të etiketuara Top Sekrete, Sekrete dhe Të dhëna të kufizuara, ndër kategoritë më të larta të klasifikimit.”- shkroi organizata jofitimprurëse më shumë se një dekadë më parë. “Ato ishin nga Zyra e Sekretarit të Mbrojtjes, Marina, Agjencia Kombëtare e Imazheve dhe Hartave, Departamenti i Energjisë dhe agjenci të tjera. Të dhënat e kufizuara janë një kategori e veçantë për të dhënat që lidhen me armët bërthamore.”
Për humbjen e dokumenteve u fajësua keqmenaxhimi në qendrën e regjistrimeve.
Ky denoncim i Trumpit vjen në një kohë kur ekspertët ligjorë po bëhen gjithnjë e më të sigurt se Trump do të përballet me akuza penale për fshehjen e mijëra faqeve të dokumenteve presidenciale në rezidencën e tij në Mar-a-Lago.