Vendosni fjalën kyçe....

71 milionë njerëz përballen me varfërinë për shkak të luftës në Ukrainë, thotë OKB


Rreth 71 milionë njerëz janë përballur me varfërinë për shkak të luftës së vazhdueshme Rusi-Ukrainë, sipas Programit të Zhvillimit të OKB-së (UNDP).

Ndikimi i luftës në çmimet e ushqimeve dhe energjisë pritet të rrisë numrin e të varfërve në botë.

Sipas raportit të UNDP-së mbi efektet e luftës Rusi-Ukrainë, rreth 51 milionë njerëz ranë nën kufirin e varfërisë në tre muajt e parë të luftës që filloi më 24 shkurt.

Rritja e numrit të të varfërve në botë në 9%, ka bërë që të ardhurat ditore të rreth 20 milionë njerëzve të bien nën kufirin e varfërisë prej 3.20 dollarë në vendet me të ardhura të ulëta të mesme.

Ndërkohë, pandemia e COVID-19 bëri që deri në 163 milionë njerëz të bien nën kufirin e varfërisë vitin e kaluar, ndërsa rriti numrin e njerëzve që punojnë për 2,15 dollarë në ditë me 8,1%, që është kufiri i varfërisë ekstreme. Banka Botërore vlerëson se këtë vit kjo shifër do të rritet me 75-95 milionë.

Gjithashtu, inflacioni i ushqimeve pritet të godasë më tej të varfërit, ndërkohë që vlerësohet se dy të tretat e të ardhurave për frymë do të shpenzohen për shpenzimet ushqimore në vendet me të ardhura më të ulëta, ndërkohë që kjo normë pritet të arrijë në një të katërtën e të ardhurave në vendet e zhvilluara.