Një avioni privat tip SF50 Cirrus me numër regjistrimi HK5342 i kompanisë Helistar u rrëzua në rrethinat e aeroportit Simón Bolívar në Kolumbi.
Informacioni u konfirmua nga Francisco Ospina, drejtor përgjegjës i Aerocivil, i cili dha më shumë detaje rreth ngjarjes, raportojnë mediat Kolumbiane.
“Aeroplani po transportonte 6 pasagjerë dhe pati një difekt gjatë ngritjes, duke rezultuar në një ulje të detyruar dhe duke shkuar përtej kufirit të pistës, që pasi theu gardhin goditi disa këmbësorë”, tha Ospina.
Personat që ndodheshin në avion kanë mundur të largohen me mjetet e tyre pas aksidentit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.