Karim Benzema është shpallur fituesi i Topit të Artë për vitin 2022, me sulmuesin e Real Madridit duke shijuar një vit kalendarik të jashtëzakonshëm.
Benzema bëhet lojtari i tetë i Real Madridit që fiton Topin e Artë.
Lojtari i përfaqësueses franceze zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm 2021-22 në Santiago Bernabeu, me 44 gola duke ndihmuar Los Blancos për të fituar titujt e La Ligës dhe Champions League.
34-vjeçari e gjeti portën në 27 raste në kampionatin spanjoll sezonin e kaluar dhe 15 herë në garat evropiane.