Vendosni fjalën kyçe....

Berisha në krah pedagogëve: Qeveria cinike e arrogante, pedagogët kërkojnë të njëjtat të drejta si kolegët në Prishtinë


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka mbështetur protestën e pedagogëve të universiteteve publike.

Berisha thotë se protesta ka ardhur si pasojë e qëndrimit cinik e arrogant të qeverisë.

Sipas tij, pedagogët në Shqipëri po kërkojnë atë që gëzojnë sot kolegë të tyre të Universitetit të Prishtinës, ku pagat janë dy herë më larta.

 “Sot universitetet e vendit ishin në grevë dhe unë dua të përshëndes të gjithë ata pedagogë, mbrojtës të universiteteve dhe studentë që iu përgjigjen thirrjes së sindikatave për të nisur një grevë të fuqishme që ka për objektiv realizimin e kërkesave të tyre. Pas qëndrimit cinik e arrogant të qeverisë, Sindikata vendosi të thërrasë për bojkot të mësimeve në Universitetet e vendit. Ky vendim është i rëndësishëm dhe synon të parandalojë shuarjen e universiteteve tona. Pedagog e studentë po kërkojnë ato që sot gëzojnë kolegë të tyre të Universitetit të Prishtinës. Sot pagat janë dy herë më larta në prishtinë se sa në Tiranë. Për shkak të rritjes së çmimeve qeveria në Kosovë vendosi të japë 100 euro për studentët. Në Shqipëri qindra mln euro vidhen për re djegësa që nuk ekzistojnë, vidhen mln euro dhe shpërdorohen, 4 mln për xhepin dhe syrin e Ramës, për instalacion druri.”- tha Berisha.