Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Nuk i ndahem gjyqit ndaj Blinken, përveç Parisit po e ndjek dhe në Angli


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në emisionin “Çim Peka Live” se do të vijojë proceset gjyqësore ndaj SHBA dhe Britanisë së Madhe, për vendimet e shpalljes non grata.

Berisha tha se nuk do t’i ndahet gjyqit të Parisit ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, deri në fund të jetës së tij.

Unë po sfidoj me gjykatat. I kam çuar në Paris, po e ndjek në Angli. është në Gjykatën e Kasacionit në Paris. Nuk ndahem unë nga procesi gjyqësor deri në fund të jetës time ndaj Antony Blinken. Sepse ka marrë një vendim ‘sine materia’ dhe më ka lënduar në dinjitetin tim. Do të jetë salla e gjyqit ajo që do të qartësojë të vërtetën”-deklaroi Berisha.