Avokati i ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka ka deklaruar se procesi gjyqësor do jetë i hapur dhe aty do dëgjohen fakte e trë vërteta që nuk janë dëgjuar deri tani.
Ai tha gjithashtu se ekipi i tij mbrojtës do kërkojë që çështja të shkojë në themel pasi Koka nuk mund të vijojë të jetë i vetmi person i burgosur për çështjen e inceneratorëve.
Paralajmërimi i tij erdhi pasi gjykata hodhi poshtë kërkesën e disatë të ish-ministrit për ndryshim të masës së sigurisë. Pak kohë më parë, gjykata liroi nga burgu ish-deputetin e PS-së Alqi Bllako, gjithashtu i arrestuar për inceneratorët.
“Sot ishte kërkesa e dytë që ka bërë Koka për zëvendësim e masës së sigurimit. Ai është në kushte të rëndura shëndetësore. Gjykata vendosi ta rrëzojë. Gjendja e Kokës nuk mund të vazhdojë ë mbahet në paraburgim, por gjykata vendosi ta rrëzojë dhe mesa duket vendosur të marrë rolin e mjekëve. Seanca e ardhshme është në datë 7 nënor. Ne si ekip ligjor do të kërkojmë që çështja të shkojë në gjyq në themel, nuk mund të vazhdojë të jetë i vetmi person në burg. Sot duhet të ishte i lirë. Procesi që do të zhvillohet tani do të jetë i hapur. Do të dëgjoni më shumë përveç akuzave politike. Është vërtet i sëmurë por është ende gjatë. Do të dëgjoni fakte dhe të vërteta që nuk i keni dëgjuar deri tani.” – tha ai.