Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Mendoj se Agaçi është thirrur për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, detyra e drejtësisë të parandalojë kalvarin e shpërdorimeve


Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, deklaroi në emisionin “Open”, se nuk ka dijeni se për cilën çështje është marrë në pyetje Engjëll Agaçi nga SPAK.

Kryemadhi tha se mendon se ka lidhje me çështjen e inceneratorit të Elbasanit.

Ajo u shpreh se qëllimi i drejtësisë është që të ndalojë “kalvarin e shpërdorimeve”.

Nuk kam dijeni nëse Agaçi është thirrur për inceneratorin e Elbasanit apo Tiranës, sepse dosjet janë të ndara në tre duar të ndryshme. Çështja e tij lidhet kryesisht me inceneratorit e Elbasanit. Nuk e di nëse mund të ketë lidhje, mund të jetë thirrur dhe për çështje të tjera që s’kanë lidhje me inceneratorët. Çështja e inceneratorit, sot mbyllim 593 ditë, denoncimi i parë për Tiranën dhe sot s’kemi asnjë reagim. Reforma në drejtësi është në provë me dosjen e inceneratorëve.

Mendoj se çështja e inceneratorit mendoj se nuk lejohet të hetohet nga koka, kryeministri. Deklarata tona politike duhet të qartësohen dhe të jenë më të drejtpërdrejta. Qëllimi i drejtësisë është që ky kalvar shpërdorimesh të ndalojë. Edhe pse kemi llogari të sekuestruara ne vazhdojmë derdhim para në llogaritë e Klodian Zotos”, tha Kryemadhi.