Një grua rreth moshës 40-vjeçare është gjetur në rrugë nga policia e Durrësit dhe është transportuar në komisariat. Gruaja është shfaqur e hutuar dhe ka deklaruar se nuk mbante mend as emrin e saj dhe asgjë tjetër.
Përmes një njoftimi, Policia bën përshkrimin fizik dhe veshjen e gruas dhe iu bën thirrje familjarëve të shkojnë e ta marrin në Komisariat.
“Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, ndodhet një shtetase që nuk mban mend emrin dhe adresën e banimit, e cila është gjetur në rrugë, gjatë patrullimit nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme.
Kjo shtetase është e moshës rreth 40 vjeçe, e gjatë rreth 1.60 cm dhe mban të veshura xhup të zi dhe xhinse.
Familjarët ose të njohurit e kësaj shtetaseje mund të paraqiten në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës ose të telefonojnë në numrin 112.”– thuhet në njoftimin e Policisë.