Vendosni fjalën kyçe....

Pedagogët protestë në të gjitha universitetet e vendit, paralizohet nisja e vitit të ri akademik


Edhe pse zyrtarisht sot nis viti i ri akademik, mësimi në universitetet e vendit nuk është zhvilluar për shkak të protestës së pedagogëve.

Mësimi është bojkotuar në universitetet e Tiranës, Shkodrës, Elbasanit, Durrësit e Gjirokastrës. Pedagogët protestojnë prej disa javësh e kanë deklaruar se nuk do e ndërpresin atë deri në plotësimin e kërkesave.

Në protestën e para të zhvilluar para Fakultetit të Shkencave të Natyrës ata njoftuan kërkesa që kishin drejtuar qeverisë, ndërsa ajo u pasua me tre protesta të tjera para Universitetit Politeknik e atij të Arteve, për të vijuar më të sotmen.

“Në çdo universitet të Shqipërisë bëhet fjalë për bojkot. Prania është e lartë. Ishte mesa duket testuar situatën. Erdhi me duket për të bërë një inaugurim laboratori, por u larguan. Mësim nuk bëhet, të gjithë janë dakord për bojkotin. Bojkoti do të jetë në mënyrë të përhershme. Nga kryeministri apo qeveria ende nuk kemi komunikim.” – tha kreu i sindikatës, Sandër Kovaçi.

Në disa deklarata publike apo shënime në rrjetet sociale, kryeministri Rama ofroi rritjen e pagave të pedagogëve me 7%, gjë që u hodh poshtë nga pedagogët, të cilët kanë kërkuar përafrim me pedagogët e Kosovës dhe Malit të Zi për sa i përket trajtimit financiar.

Si sindikatava e punonjësve të Arsimit të Lartë, ashtu edhe Ministria e Arsimit e kanë lënë të hapur mundësinë e bisedimeve për zgjidhjen e çështjes por deri tani nuk ka ende asnjëë përçapje serioze apo rezutat në këtë drejtim. Pedagogët kanë pohuar se nuk kanë ndërmend të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Kërkesat e pedagogëve

  1. Rritje e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës akademik
  2. Rritje e financimit për kërkimin shkencor
  3. Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘dëmshmëri shëndeti në punë’
  4. Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
  5. Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
  6. Rivlerësimi i orës mësimore
  7. Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
  8. Pezullimi deri në vitin 2026 i kritereve për marrjen e titullit ‘Profesor’
  9. Transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.