Vendosni fjalën kyçe....

Pedagogët protestë, sindikata: S’tërhiqem deri në plotësimin e kërkesave


Pedagogët kanë zhvilluar sot protestën e radhës duke theksuar se nuk do tërhiqen nga kërkesat deri në plotësimin e tyre.

Pedagogët kanë deklaruar se kërkesat e tyre kanë të bëjnë mbi të gjitha me rritjen e cilësisë së Arsimit të Lartë.

Përfaqësuesi i sindikatës Sandër Kovaçi tha se nga qeveria nuk ka ende ndonjë komunikim.

“Në çdo universitet të Shqipërisë bëhet fjalë për bojkot. Prania është e lartë. Ishte mesa duket testuar situatën. Erdhi me duket për të bërë një inaugurim laboratori, por u larguan. Mësim nuk bëhet, të gjithë janë dakord për bojkotin. Bojkoti do të jetë në mënyrë të përhershme. Nga kryeministri apo qeveria ende nuk kemi komunikim.” – tha Kovaçi.