Dy punonjës të policisë janë pezulluar nga detyra në Kavajë. Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka njoftuar se ka vendosur të zbatojë vendimin e Gjykatës së Lushnjës, dhe të pezullojë nga detyra dy inspektore të Komisariatit të Kavajës, të akuzuar për korrupsion.
Dy efektivët e pezulluar janë: “Inspektor H.T., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike’, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
– Inspektor B.H., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike’, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.”
Caktimi i masave të sigurisë erdhi si rezultat i hetimeve të zhvilluara nga Drejtoria Rajonale e AMP Fier-Berat në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale Durrës-Kavajë mbi dyshimet për ndërveprime korruptive nga ana e dy inspektorëve.
NJOFTIMI I AMP-së:
Drejtoria Rajonale e AMP-së Fier-Berat ka zbatuar sot Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje datë 13.10.2022, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj punonjësve të strukturës së Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Kavajë:
– Inspektor H.T., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
– Inspektor B.H., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje ka vendosur caktimin si masë sigurimi personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit P. T., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Në kuadër të këtij procedimi penal, nuk është ekzekutuar vendimi i kësaj Gjykate mbi caktimin si masë sigurimi personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, ndaj shtetasit E.SH., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi ky shtetas nuk gjendet në vendbanim dhe rezulton të ketë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë.
Caktimi i masave të sigurisë erdhi si rezultat i hetimeve të zhvilluara nga Drejtoria Rajonale e AMP Fier-Berat në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale Durrës-Kavajë mbi dyshimet për ndërveprime korruptive nga ana e shtetasve të mësipërm, në kuadër të Procedimit Penal Nr.807/2021.