Vendosni fjalën kyçe....

Proges-raporti i BE-së/ Tabaku e Balla e lexojnë ndryshe


Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të Integrimit, mazhoranca dhe opozita e kanë interpretuar ndryshe progres raportin e BE-së lidhur me integrimin.

“Ky është raporti i parë që dorëzohet ndërsa Europa është e përfshirë nga një luftë e padëshiruar por e detyruar. Një ngjarje e veçantë që ka ndryshuar, për mirë deri më tani, qasjen e BE-së ndaj parimeve të saj dhe në veçanti ndaj rajonit tonë, duket se Evropa po e gjen forcën së brendshmi. Por, megjithëse shumëçka duket se ka ndryshuar nga disa vende skeptike në raport me ne, shumëpak ka ndryshuar nga Shqipëria në raport me detyrimet karshi vetes sonë dhe padyshim BE-së.

Një proces nuk mund të shkojë përpara, nëse të gjithë institucionet e vendit nuk janë në unison për drejtimin, ritmin, energjinë dhe frymën që duhet të ndjekim.  Tanimë që konferenca e parë është çelur, besoj është edhe më e qartë për këtë mazhorancë dhe qeverinë se ky është një proces merite që ka brenda tij së paku dy aktorë kryesorë.  Për rrjedhojë, ky raport duhet të jetë një dokument pune.

Në këto kushte kur Europa është shumë e hapur për të mikpritur Shqipërinë, duket shumë e pandershme që ne të mos jemi aty ku duhet.  Dhe me shqetësim konstatova se vlerësimi për grupin e parë të kapitujve është i njëjtë me atë të një viti më parë, asnjë ndryshim në fakt pasi për dy vite me rradhë ka qenë i tillë.

Atëherë kur duhet që çdo gjë ta vëmë në funksion të këtij procesi, ne nuk duket se ja kemi arritur. Për mua është shqetësues fakti se qeveria shqiptare nuk e ka treguar ende vullnetin politik të nevojshëm për reforma.”– tha bashkëkryetarja e Këshillit nga radhët e opozitës, Jorida Tabaku.

Bashkëkryetari socialist, Taulant Balla tha se opozita gjithmonë i ka lexuar me nota pesimiste raportet. Ai theksoi se aministria do të bëhet pavarësisht kritikave.

“Ishte me nota pesimiste, kjo ndodh historikisht nga 2016, që sa herë është prezantuar projekt raporti dhe qytetarët mendojnë se janë 2 progres raportime, një opozitë dhe një mazhorancë, por ajo është detyra jonë e shtëpisë. Sa i përket ligjit për mediat, ai nuk ekziston më është tërhequr dhe nuk është më një çështje, në konferencën e kryetarëve do bëhet edhe njoftimi në aspektin procedurial, sa i përket ligjit të amnistisë, ai do të bëhet, në vazhdojmë të nxisin konsultime.”- tha Balla.