Vendosni fjalën kyçe....

Rusia po u jep ushtarëve Viagra për të përdhunuar ukrainasit: Zyrtarja e OKB-së


Një zyrtare e OKB-së pretendoi se Rusia po përdor përdhunimin si ‘strategjin ushtarake’ në Ukrainë, duke u siguruar ushtarëve Viagra për të sulmuar seksualisht civilët.

“Kur dëgjon gra që dëshmojnë për ushtarë rusë të pajisur me Viagra, është qartësisht një strategji ushtarake.” – tha për AFP Pramila Patten, përfaqësuesja speciale e OKB-së për dhunën seksuale në konflikt.

Patten shtoi se OKB-ja ka verifikuar ‘më shumë se njëqind raste’ të përdhunimeve ose sulmeve seksuale që nga fillimi i pushtimit në shkurt. Viktimat kanë përfshirë kryesisht vajza dhe gra, por djem e burra janë përdhunuar gjithashtu.

Në shtator, kreu i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar të Hetimit të organizatës për Ukrainën shkroi se forcat ruse po kryenin krime lufte kundër civilëve, duke përfshirë përdhunimin, torturën dhe izolimin e paligjshëm.

Kreu i komisionit vuri në dukje se viktimat e dhunës seksuale dhe të dhunës me bazë gjinore varionin nga katër në 82, dhe në disa raste, anëtarët e familjes janë detyruar të shikojnë aktet.

“Rastet e raportuara janë vetëm maja e ajsbergut.” – tha Patten për AFP, por shtoi se është e vështirë të mbash statistika të sakta gjatë një konflikti aktiv të dhunshëm.

“Numrat nuk e pasqyrojnë kurrë realitetin, sepse dhuna seksuale është një krim i heshtur.”