Vendosni fjalën kyçe....

Sot nis viti akademik, pedagogët e Tiranës në protestë


Sot nis zyrtarisht viti i ri akademik në mbarë vendin megjithatë në universitetet e Tiranës kjo nuk pritet të ndodhë pasi pedagogët janë në grevë.

Ata kanë zhvilluar disa protesta e sot zhvillojnë protestën e radhës. Pedagogët i kanë drejtuar një sërë kërkesash qeverisë po deri tani nuk kanë marrë përgjigje për shumicën e tyre.

Pedagogët kërkojnë mes të tjerash rritje rroge, e financimit për kërkim shkencor, rritja e pagës për orët suplementare etj.

Ndërkohë universitetet në rrethe nuk kanë njoftuar për grevë ditën e sotme e sipas të gjitha gjasave procesi mësimor pritet të fillojë normalisht.