Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina ofron 100 mijë dollarë shpërblim për kapjen e “kriminelit rus të luftës”, Igor Girkin


Ukrainasit kanë mbledhur miliona dollarë në mbledhje fondesh në internet për të blerë dronë, armë, sisteme interneti Starlink dhe pajisje të tjera për të ndihmuar ushtrinë e tyre të luftojë forcat pushtuese të Vladimir Putinit. Tani ata kanë shtuar edhe diçka tjetër në atë listë – kokën e Igor Girkin. 

Siç shkruan Kyev Independent, Girkin është një nacionalist rus që udhëhoqi separatistët e mbështetur nga Kremlini gjatë pushtimit të parë të Putinit në Ukrainë në 2014. Girkin është shpallur gjithashtu fajtor për pjesëmarrjen në rrëzimin e fluturimit MH17 të Malaysia Airlines mbi Ukrainë, i cili vrau 283 persona.

Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes shpalli shpërblimin prej 100 mijë dollarë më 16 tetor.

Sipas FT, totali i mbledhur për të kërkuar informacione mbi kapjen gjallë apo vdekur të Girkin kishte tejkaluar 150 mijë dollarë deri të dielën pasdite.

Girkin është shfaqur kohët e fundit si një kritik i vendosur i performancës së dobët të Moskës në fushën e betejës, duke mbrojtur përshkallëzimin e luftës.

“Lufta në Ukrainë do të vazhdojë deri në humbjen e plotë të Rusisë.”– u shkroi Girkin më shumë se 700 mijë ndjekësve të tij në Telegram në fillim të shtatorit. “Ne kemi humbur tashmë, pjesa tjetër është vetëm çështje kohe.”

Në fillim të këtij muaji, pas disa ditësh mos postimi në Telegram, filluan të qarkullojnë thashethemet për kthimin e tij në fushën e betejës në Ukrainë. Më pas, të shtunën, gruaja e tij Myroslava Reginska postoi një foto të tij me uniformë ushtarake në kanalin e tij Telegram.

“Për t’iu përgjigjur pyetjes, ku është Igor Ivanovich.“- shkroi ajo. “Gjithçka është mirë! Kontaktojmë së shpejti.”

Postimi nxitoi përpjekjet ukrainase për të mbledhur një shpërblim.