Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: PL dorëzoi në Kuvend dy projektligje për qytetarët që vendosin panele: Tu hiqen burokracitë, dhe t’i jepet mundësia ta shesin tepricën


Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka shpjeguar dy projektligjet e depozituara në Kuvend mbi vetëprodhimin e energjisë ndërmjet paneleve diellore.

PL dorëzoi sot projektligjin për heqjen e pengesave burokratike për qytetarët që vendosin panele dhe mundësinë që të shesin atë që u tepëron.

Dy Projekt-Ligjet, që kemi çuar sot në Kuvendin e Shqipërisë, për energjinë elektrike, garantojnë që:

Qytetareve, që duan të vendosin Panele Diellore për prodhim energjie elektrike tu hiqet çdo pengesë burokratike dhe formalitet i kotë që ti vendosin sa më shpejt.

Qytetaret, që vendosin Panele Diellore do të kenë mundësi ta shesin energjinë elektrike, që u tepron pas përmbushjes se nevojave familjare të tyre dhe jo si deri me sot kur ajo u grabitet nga shteti pa pagesë.

Qytetaret do te kenë mundësi ta shlyejnë brenda 3 – 4 vitesh investimin për Panele Diellore për prodhim energjie dhe jo për 8 – 10 vjet si deri më tani.

Ne ketë mënyrë familjet do te furnizohen energji elektrike pa paguar lekë, por edhe do të krijojnë të ardhura për veten e tyre me energjinë elektrike te tepërt , por edhe do të ndihmojnë vendin me energji elektrike”- shkruan Vasili.