Perëndimi nuk duhet të kënaqet me ndonjë marrëveshje paqeje që do çonte në humbjen e territorit të Ukrainës nga Rusia, tha ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock. Sipas diplomates, mangësitë në strategji u shfaqën në vitin 2014, kur Krimea u mor nga Rusia.
Duke folur në Forumin e Politikës së Jashtme të Berlinit 2022, Baerbock tha se ndërsa diskutimet e hapura publike janë një aspekt kyç i një demokracie të vërtetë, ata që sugjerojnë tregtimin e integritetit territorial të Ukrainës me perspektivën e paqes së menjëhershme janë gabuar vazhdimisht.
“Strategji të tilla naive dështuan në vitin 2014, ne kemi parë se aneksimi i Krimesë dhe Donbasit ishte vetëm një prelud i asaj që ka ndodhur në Ukrainë që nga 24 shkurti.” – pohoi ajo.
Ministri vuri në pikëpyetje gatishmërinë e presidentit rus Putin për të negociuar, duke shtuar se Kremlini duket se po dyfishon forcën brutale.
“Siguria e shteteve baltike, siguria e Evropës Lindore është siguria e Gjermanisë.” – tha Baerbock në një përpjekje të dukshme për të ilustruar angazhimin e Berlinit për solidaritet me kombet e tjera evropiane. Ajo shtoi gjithashtu se Gjermania do të ‘mbështesë Ukrainën me armë për gjithçka që duhet’, duke premtuar gjithashtu ndihmë ekonomike dhe humanitare.