Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi i dy biznesmenëve në Kurbin në maj 2020, burg përjetë për Eduard Lamajn, 33 vite për bashkëpunëtorin


Njëri nga ekzekutuesit e biznesmenëve Bujar Lika e Paulin Gjergji, Eduard Lamaj është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa bashkëpunëtori tjetër, ILir Lika ‘Xhepaj’ është dënuar me 33 vite burg.

Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Kurbinit e ka të bëjë me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 30 maj 2020. I njëjti vendim i dhënë nga gjykata ishte kërkuar më herët nga prokuroria.

Ilir Lika ‘Xhepaj’ u arrestua në Yzberisht, Tiranë, kurse Eduard Lamaj u ndalua teksa merrte mjekim në mjediset e një klinike private në ‘Qytetin Studenti’.

Ai mbeti i plagosur në këmbë gjatë shkëmbimit të zjarrit që pati më njërin prej viktimavem Bujar Likën. Në kërkim për atentatin janë ende Klaudio Përkola e Oltion Vlashi.

Krimi i dyfishtë ndodhi mbrëmjen e 30 majit të vitit 2020 në një lokal në autostradën Milot-Mamurras, pranë fshatit Gjorm të Kurbinit, teksa Bujar Lika e Paulin Gjergji po pinin kafe.