Vendosni fjalën kyçe....

Ermonela Jaho në gjendje jo të mirë shëndetësore, detyrohet të anulojë dy koncertet në Spanjë


Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare Ermonela Jaho ka anuluar aktivitetet e saj të fundit artistike, për shkak të problemeve shëndetësore.

Sikurse ka bërë me dije vetë këngëtarja në rrjetet sociale, ajo ka anuluar dy koncerte në Oviedo dhe Bilbao, në Spanjë.

“Dua të shpreh me gjithë sinqeritet, nga thellësia e shpirtit, trishtimin e madh që ndjej tani që detyrohem të anulloj dy koncertet e mia në Oviedo dhe Bilbao për arsye të pashmangshme shëndetësore. Spanja është një vend për të cilin ndjej një dashuri të madhe dhe më bëri iluzion të veçantë për të qenë në gjendje të transmetoj në një mënyrë kaq të afërt, përmes muzikës, të gjithë afeksionin që ndjej për publikun tuaj, që me këto fjalë ju kërkoj falje dhe vlerësoj shumë.

Në të njëjtën mënyrë dua të falenderoj edhe mbështetjen që kam ndjerë përballë kësaj situate të vështirë nga këto dy Teatro të mëdhenj për të cilët ndjej shumë respekt. Oviedo Filarmonia, Tetro Arriaga Antzokia. Faleminderit me gjithë zemër dhe shpresoj të kem mundësi të ju përqafoj shumë shpejt në Spanjë, një vend ku ndihem si në shtëpinë time.”- ka shkruar sopranoja.

Jaho në fakt është detyruar edhe pak muaj më parë të anulojë koncertet, konkretisht në Londër, për shkak të problemeve shëndetësore.