Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i Sindikatës së pedagogëve: Bojkot tërë ditën, çfarë rankimi kërkon të bëjë kryeministri pa fonde


Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi thotë se bojkoti i mësimit në universitete do të shtrihet përgjatë gjithë ditës, duke nisur nga ora 10.

Ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që t’i kthehet universitetit dhe të financojë, duke u shprehur se rankimet pa fonde bëhen kot.

“Deklarojmë vijimin e protestës deri në vijim, drejtuar kryeministrit, ministres së Arsimit, dhe rektorëve, në formën e ndërprerjes së mësimit gjatë gjithë ditës, duke nisur nga ora 10, para universitetit Politeknik. Të dashur kolegë, vetëm vijimi dhe qëndresa jonë e përbashkët do të vijojë. I bëjmë thirrje të gjithë pedagogëve të bashkohen. Rama e ka takimin me rektorët në kuadër të një komitetit. T’i të thërrasë mendjes dhe të shohë problemet. Të gjitha universitet janë në gjendje kënetore me këtë investim. Rankimet pa fonde i bën kot. Ça rankimi bën kot? Performanca e universiteteve është e mirë në krahasim me gjendjen e mjerueshme që është sot. Pedagogët kanë vazhduar dhe në kohë pandemie, edhe pse me pasoja. S’mund të ketë rankim me këtë gjendje. I bëjmë thirrje kryeministrit, ministrisë së Arsimit, që të kthejnë kokën nga universiteti që të financojnë.”– tha Kovaçi.

Kreu i sindikatës së pedagogëve sqaroi se orët e humbura mësimore do të zëvendësohen si në kohën e pandemisë.

“Bojkoti do të vazhdojë çdo ditë derisa qeveria të premtojë se do plotësohen kërkesat. Sot nuk do të ketë mësim, studentë të na mirëkuptojnë. Mbi 75% e publikut kanë mbështetur idenë se kemi të drejtë në kërkesat tona. Kryeministri të financojë universitete e rretheve. Të profilizohen Universitetet e rretheve. Të gjithë e kanë mendjen të largohen nga Shqipëria, ndaj të gjithë janë regjistruar për infermieri në Vlorë. Erdhi në fshehtësi dhe iku në fshehtësi. Përshkallëzimin nuk e duam, s’duam të ndërpresim mësimin, por është më seriozët. Do i zëvendësohen orët e mësimit, në orë shtesë, në fundjavë.”- tha ai.