Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Pse SPAK-ut i duket komplekse që nuk vepron ndaj Agaçit, ai kishte dijeni që kontrata për inceneratorin e Elbasanit ishte e paligjshme


Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, ka ngritur pyetjen se përse SPAK nuk vepron kundër Engjëll Agaçi në lidhje me Inceneratorin e Elbasanit.

Sipas dokumentit që Kryemadhi publikoi mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” edhe Gjykata e Lartë e thotë në vendimin e dhënë se Agaçi edhe pse e dinte që kontrata ishte në kundërshtim me ligjin e futi në rend dite.

Engjëll Agaçi edhe pse kishte dijeni se Kontrata e Inceneratorit të Elbasanit ishte në kundërshtim me ligjin, vendosi të fusi në rend dite në Këshillin e Ministrave miratimin për financim të kësaj kontrate të pa ligjshme! Kjo, e thënë nga Gjykata e Lartë në vendimin e dhënë. Çfarë i duket kaq komplekse SPAK në këtë shkelje flagrante, që nuk vepron ndaj njeriut të Ramës?”-shkruan Kryemadhi.