Kreu i Partisë së Lirisë pohoi mbrëmjen e sotme se forca politike që drejton ka një tjetër mision nga LSI-ja.
Meta tha se vendi ndodhet përballë rreziqeve e kërcënimeve të reja ndërsa theksoi se ka mësuar nga gabimet e dështimet e të tjerëve.
Ai e bëri deklaratën në emisionin ‘Pushtet’ në Faxnews ku shtoi se në konventën e partisë do zgjidhen drejtuesit e rinj të partisë. Meta tha gjithashtu se forca politike që drejton udhëhiqet nga tre parime si liria, interesi kombëtar e ai njerëzor.
“Është një kohë e ndryshme, jemi përballë rreziqeve dhe kërcënimeve të reja, janë kërcënime reale, për liritë e të drejtat e qytetarëve dhe për interesat kombëtare. Këto janë arsyet pse 25 korriku sjell një forcë të re politike me një dimension dhe mision krejt tjetër. Kam mësuar shumë edhe nga dështimet e të tjerëve. Kemi konventën zgjedhore të Partisë së Lirisë, jemi në moment tranzicioni, do miratohet statuti dhe do të zgjidhen forumet e përhershme që do drejtojnë partin e Lirisë. Çdo kush është i mirëpritur, nuk kam arsye të shpik kandidatë fiktiv, procedurat janë bërë transparente. Partia e Lirisë ka tre boshte, lirinë, interesin kombëtar dhe njerëzor. Interesi kombëtar shihet në të gjitha planet, shikohet në planin ekonomik, një ekonomi që ka sjell në shpopullim të vendit. Ekonomi e dështuar se të gjithë treguesit na rendisin në fund të rajonit. Interesi kombëtar është ai që udhëheq Partinë e Lirisë. Shqiptarët ndihen të cenuar për liritë e të drejtave të tyre, që e kuptojnë se kur Ilir Meta u binte kambanave për shpopullimin, nuk ishte paranojë, por është realiteti i shëmtuar ku ndodhet vendi ynë. U drejtohemi atyre që kanë dinjitet njerëzor që nuk mund të vazhdohet pa fund. Mosreagimi ndaj saj nuk është gjë tjetër për t’i mohuar vetes edhe ato pak të drejta që mund të kenë.