Vendosni fjalën kyçe....

PD përcakton kalendarin e primareve


Partia Demokratike pritet të zhvillojë primaret për përzgjedhjen e kandidatëve që do përfaqësojnë partinë në zgjedhjet lokale të vitit 2023.

Që prej mëngjesit të nesërm e deri më 6 nëntor, PD-ja do zhvillojë bisedime me aleatët për gjetjen e kandidatëve të mundshëm që do marrin pjesë në primare.

Nga 6 nëntorit deri më 13 nëntor, Këshilli Kombëtar i PD-së do përzgjedhë emrat e kandidatëve që do hidhen për votim në primare.

Kandidatët zyrtarë do kenë dy javë kohë për fushatë e më pas do shkojnë në votimin e 4 dhjetorit ku do përcaktohen kandidatët që do përfaqësojnë PD-në në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

Vendimet janë marrë në mbledhjen e kryesisë së PD-së mbrëmjen e sotme. Ndërkohë mes kampit të Berishës e të besuarve të Bashës kanë nisur bisedimet për një bashkëpunim të mundshëm për zgjedhjet e ardhshme.