Vendosni fjalën kyçe....

PD udhëzim për regjistrimin në primare, Berisha fton aleatët për sugjerime


Kryesia e PD ka hartuar një udhëzim mbi modalitetet e pjesëmarrjes së simpatizantëve në primaret e PD për pushtetin vendor dhe afatet.

Sali Berisha njoftoi udhëzimin duke ftuar aleatët e tij se mirëpresin çdo sugjerim.

Votën e merrnin në dorë patronazhistët. Beteja për votën në PD dhe të opozitës, është një betejë për idealet më të larta demokratike. Është betejë për të vendosur në themel të shtetit ligjor vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë. Në këtë kontekst, udhëzuesi parashikon, ka dhe datat e veprimeve konkrete. Janë zhvilluar dhe do zhvillohen takime intensive me aleatët tanë. Kanë sugjerime të drejta, kanë propozime të arsyeshme dhe theksoj se këtu që mirëpriten të gjitha sugjerimet e tyre, kandidaturat e tyre. Hapim garë të pashpallur ndonjëherë”, tha Berisha.

Udhëzimi:

Në baze te Vendimit nr 38 të Këshillit Kombetar, date 01.10.2022, “Për miratimin e rregullores mbi modalitetet e perzgjedhjes se kandidatëve në zgjedhjet për pushtetin vendor, mbeshtetur ne nenet 25 dhe 27 te statutit te PDSH

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi:

1. Nisjen e procesit të regjistrimit të simpatizanteve 16 Partisë Demokratike, në to githa degët e Partise Demokratike, te cilet duan të regjistrohen si votues ne Primaret e Partise Demokratike për zgjedhjet vendore 2023;

2. Kryetari i seksionit në bashkerendim me seksionin dhe Kryetarin e Grupseksionit, në

përputhje me nenin 25 dhe 27 të statutit, ben regjistrimin e simpatizantëve në Degen

(bashkine) ku voton, duke plotësuar formularin personal të simpatizantit sipas shtojcës 1.

Simpatizanti mban kundrabiletén e regjistrimit e cila është e vlefshme deri në momentin

e pajisjes me kartën e simpatizantit.

3. Simpatizanti regjistrohet duke plotësuar në mënyrë korrekte të dhënat e kërkuara në formularin e simpatizantit. Plotësimi i formularit të simpatizantit me të dhëna jo të sakta mund të sjellë mospasqyrim e emrit të tij në listën e votuesve;

4. Në të njëjtën kohë Degët, në nivel seksioni dhe grupseksioni, luajne nje rol aktiv ne përditësimin e regjistrit të simpatizantëve. Bazuar në të dhënat historike të degës pë profilizimin e votuesve, seksionet dhe grupseksionet e degès marrin kontakt dhe i ftojn të gjithë simpatizantët si dhe votuesit potenciale të PDSH-së, të regjistrohen në Primar

5. Degët e Partisë Demokratike marrin të gjitha masat logjistike për regjistrimir simpatizantëve. Konkretisht, degët sigurohen që simpatizantët dhe votuesit potencial cilët janë banorë të territorit të degës:

a. Te jenë kontaktuar te gjithe me hesen per tu bere pjese e procesit zgjedhor te Primareve

b. Te kene informacion e duhur se ku (ne cilen adrese, vendndodhje fizike) dhe si (ne cilën mënyrë), duhet aplikuar per te plotesuar formularin e simpatizantit,

Te kenë asistencën përkatëse gjaté plotesimit to formularit, nëse ata e kerkojne nje gje te tille;

6 Deget hedhin të dhënat e regjistrimit te simpatizanteve në regjistër sipas shtojcës 2 dhe më pas i përcjellin ato, pa ndryshim, ne Qender. Deget raportojne çdo dite per mbarëvajtjen e procesit të regjistrimit te simpatizantëve dhe dergojnë në format elektronik shtojcën 2, të plotësuar, pranë Sekretariatit Organizativ dhe te Burimeve Njerëzore të PDSH (pd@rithemelimi.com)

7. Sekretariati Organizativ dhe i Burimeve Njerezore, në konsultim dhe bashkepunim te ngushtë me degët, ndërton dhe përditëson regjistrin e simpatizantëve sipas degëve, se bashku me të gjitha informacionet përkatëse shoqeruese te ketij regjistri. Për të mundësuar finalizimin e regjistrit te simpatizanteve për çdo degë, regjistrimi i simpatizantëve ndërpritet 5 ditë përpara dates se shpallur sé Primareve;

8. Degët e Partisë Demokratike marrin masa për ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave të simpatizantëve, duke administruar regjistrin e simpatizantëve me të njëjtat rregulla dhe procedura me te cilat adminisphet regjistri i anëtarësisë së degës;

9. Ngarkohet Sekretariati Organizativ dhe Burimeve Njerëzore dhe Degët e Partisë Demokratike, për zbatimin e këtij vendimi;

10. Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.