Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon takimi Bardhi-Paloka: Bisedimet vijojnë, takimi s’ka dështuar


Ka përfunduar takimi mes Gazment Bardhit dhe Edi Palokës, të cilët u ulën sot në një lokal përballë Parlamentit, për të diskutuar që opozita të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale.

Takimi mes Bardhit dhe Palokës ka nisur pak pas orës 11 dhe përfundoi rreth orës 12.20.

I pari që u largua nga takimi ishte Bardhi nga grupi i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Ai iu përgjigj gazetarëve shkurtimisht duke thënë se “vazhdojmë diskutimet”.

Ndërsa Edi Paloka u shpreh: “Ju thashë kur të kemi diçka për ju do t’ju njoftojmë. Nuk ka dështuar takimi, është vullneti i përbashkët për të dalë më një kandidat. Të lutem kaq për sot.”

Para takimit, Paloka iu drejtua medieve me ironi që ishin të pranishme për të filmuar takimin e tij me Bardhin.

 “Sikur t’i gjimoni dhe tenderave të qeverisë kaq sa po na ndiqni ne. Bravo ju qoftë!”– iu drejtua Paloka gazetarëve.