Vendosni fjalën kyçe....

PL: Rama në vend të jepte zgjidhje për pedagogët i kërcënoi


Deputetja e PL Erisa Xhixho me anë të në deklarate për mediat tha se kryeministri Rama në vend që të jepte zgjidhje për protestën e drejtë të pedagogëve që vazhdon me javë, vendosi t’i kërcënojë.

Ajo deklaroi se “ndërkohë që bën rritje qesharake të pagave të pedagogëve, në fakt rritjen ia faturon universiteteve tona të varfra”.

Xhixho theksoi se Rama nuk tha asnjë fjalë për studentët që përballen me rritje të qirasë së shtëpive.

Ajo i bëri thirrje qeverisë që të lërë kërcënimet dhe presionet dhe të plotësojë kërkesat e drejta të pedagogeve dhe studentëve.

Sot kryeministri, në vend që të jepte zgjidhje për protestën e drejtë të pedagogëve që vazhdon me javë, vendosi t’i kërcënojë.

Në vend që të merrte vendime e të bënte gjithçka që të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri, u ofroi alternativë bangladeshasve universitarë.

Ndërkohë që bën rritje qesharake të pagave të pedagogëve, në fakt rritjen ia faturon universiteteve tona të varfra.

Asnjë fjalë nuk u tha sot për studentët që përballen me rritje të qirasë së shtëpive që shkojnë deri 300-400 euro, rritja e çmimeve të ushqimeve, transportit, veshjeve etj.

Studentët prej javës kërkojnë më të drejtë të mbështeten me 100 euro pagesë mujore, sa bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë.

Pra e gjithë mbështetja e kërkuar nuk është sa Anglia dhe as sa Franca, por sa Kosova.

Po Kosova sot jep 100 euro në muaj për çdo student për të përballuar kostot e rritura të jetesës, ndërkohë qeveria shqiptare që ka dhënë 0 mbështetje, u tregon derën dhe jep alternativën e mbushjes së auditorëve me bangladeshas.

Qeveria t’i lërë kërcënimet dhe presionet që janë të papranueshme dhe që nuk trembin askënd, por të plotësojë kërkesat e drejta të pedagogeve dhe studentëve.

Mbështetja jonë për protestën është e plotë dhe jemi në krah të studentëve dhe pedagogëve.

Nuk mundet që pedagogët dhe studentët të paguajnë që Edi Rama dhe qeveria të vjedhin miliona.

Plotësoni kërkesat e studentëve dhe pedagogëve që sa më parë të normalizohet jeta akademike në vend”-deklaroi Xhixho.