Vendosni fjalën kyçe....

Rama takim me Rektorët e universiteteve: Jemi si nata me ditën në krahasim me të kaluarën, por rankimet e universiteteve janë të papranueshme


Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me Rektorët e Universiteteve Publike dhe Jopublike për të diskutuar mbi procesin e rankimit të institucioneve të arsimit të lartë.

Rama u shpreh se Univiersiteti i Tiranës ka patur përparim, pavarësisht se universitetet e vendit nuk janë në të njëjtën linjë me universititet evropaine pasi këto të fundit kanë akses të plotë nga fondet e BE.

Megjithëse ky përparim nuk është shfaqur në ranimet e universiteteve në hartën globale, Rama tha se në sistemin universitar ka shumë më tepër kapacitete se sa ka qenë e mundur të lexohen në sytë e opinionit publik.

Ai e cilësoi rankimin e universiteteve të papranueshëm.

 “Jemi këtu për të diskutuar për një tematikë që ka të bëjë me rankimin e universiteteve tona dhe një vlerësim të plotë të të gjithë kritereve të ligjshmërisë, kur jemi në një fazë që do ta quaj të ndërmjetme pas reformës së Arsimit të Lartë e fillimit të zbatimit të saj dhe në funksion të thellimit t kësaj reforme në organizimin e mëtejshëm të të gjithë sistemit tonë universitar.

Dua të bëj me dije që sikundër e kishim diskutuar me rektorët, në takimin e Pragës të atij që u pagëzua si komuniteti i ri politik europian, unë kam ngritur temën e Universitetit si një temë që duhet konsideruar nga BE dhe për t’u adresuar pa pritur që Shqipëria dhe vendet e Ballkanit të bëhen anëtare të BE. Ne kemi si vende kandidate që negociojmë anëtarësimin tonë një akses të pjesshëm.

Ne në sistemin tonë universitar kemi shumë më tepër kapacitete se sa ka qenë e mundur të lexohen në sytë e opinionit publik, si rezultat i një periudhe të gjatë prapambetjeje në trajtimin e burimeve njerëzore. Sot ky është një nga efektet më të rëndësishme të reformës dhe të kësaj qasjeje të re. Është e dukshme që reformimi si rezultat i ligjit të ri të arsimit të lartë po sjell impakt në menaxhimin dhe të risive të reja për studentët.

Për t’u kthyer te tema, është e dukshme që reformimi si rezultat i arsimit të lartë po sjell një impakt në metodat e mësimdhënies, menaxhimit dhe mundësive të reja. Për mua dhe këtu dhe në çdo drejtim tjetër Shqipëria është në të njëjtin pozicion, dita me natën nga ku jemi nisur dhe nata me ditën nga ku do të shkojmë.

Pavarësisht se duhet akoma më shumë shfrytëzimi i autonomisë, çështja që shtrohet sot është që pavarësisht përparimit real dhe konkret pikërisht pse raporti ynë me të ardhmen është i zhdrejtë, renditja e universiteteve shqiptare në hartë dhe për shkak të një kohe të humbur përpara reformës është e papranueshme, por lajm i mirë sipas nesh është që është një renditje që nuk pasqyron kapacitetet. Në ato projekte në të cilat UT ka aksesuar fonde europiane kemi disa projekte ku është lider Universiteti i Tiranës. Kemi vendosur të merremi seriozisht. Pra të ndjekim një nga një të gjitha kushtet që duhen përmbushur për të qenë më pranë asaj që ofrojnë kapacitetet tona akademike.”- tha Rama.