Vendosni fjalën kyçe....

Takimi mes dy kampeve në PD, Duma: Po punohet për të shkuar drejt bashkimit, bisedat të sinqerta


Deputetja e PD-së Duma pohoi mbrëmjen e sotme se fryma e bisedës në takimin mes dy kampeve në selinë blu ka qenë konstruktive dhe se palët po diskutojnë si të shkohet drejt primareve.

Po kështu Duma theksoi se fakti që palët janë në bisedime është pozitiv dhe të gjithë janë të interesuar për të gjetur elementë që mund të çojnë drejt bashkimit.

“Mendoj se ka shumë gjasa, unë nuk dua të flas më si palë, fryma e bisedës ka qenë krejtësisht e paqtë dhe konstruktive nga të dyja palët që kanë përfaqësuar këtë tryezë. Fryma me të cilën lashë mbledhjen është e sinqertë. Mënyra se si do të shkohet drejt këtyre primareve është duke u diskutuar në çdo moment. Fakti që kanë nisur diskutimet unë e quaj një lajm të mirë. Fryma është për të gjetur të gjitha elementët që mund të na çojnë drejt  bashkimit. Ajo që më vlen është diskutimi i vërtetë. Sot diskutimi është nëse ajo që bën me veten grupi parlamentar i PD con në shkrirjen dhe krijimin e të njëjtës bashkësi reale në strukturat e PD. Të gjitha simbolikat ku u takuam e si u takuam se sa kur diskutojmë me mbështetësit, të jenë të vërteta, jo prapaskena.” – tha Duma.