Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Zoto, Mërtiri e Gugallja po përdorin teknikën “Bllako”, kërcënojnë Ramën “më hiq akuzën ose do flas”


Kryetari i PD-së Sali Berisha në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar në seli, është ndalur tek çështja e inceneratorëve. Ai ka deklaruar se pronarët në kërkim të kompanive të inceneratorëve kanë kërcënuar se do të flasin, duke përdorur sipas tij “teknikën Bllako”.

Berisha thotë se ata nuk arrestohen pasi kanë mbrojtje nga qeveria.

“Miliona e miliona disbursohen çdo ditë te njerëzit në kërkim për djegësat, njerëzit e tyre te kompania e këtyre, se është absolutisht e ministrave, kompani e Ramës. ugalja, Mërtiri dhe Zoto, ata janë thjesht administratorët e kompanisë së qeveritarëve prandaj nuk arrestohen ata.

Ata përkundrazi ka ndërhyrje të fuqishme se dhe ata po përdorin teknikën Bllako. Përdorin teknikën Bllako ‘ose më hiq akuzën ose do flas’. Ata kanë zbatuar porositë, kanë qenë përdoruesit e parave të këtyre e kanë filluar procesic për çlirimin, se del paradoksi si po i marrin paratë ata, si mund të ndodhë te marrin para persona në kërkim? Po ndodh procesi njëlloj si me Bllakon se po flasin ata. Ata kanë kërcënuar, e këcënojnë që tani ‘boll i kryem ne rolet, paratë janë tuajat’.”-tha Berisha.