Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Jim Belushi e ka mbajtur fjalën. Një muaj më parë ai zbuloi se do të vizitojë Tiranën në Tetor dhe sot ndodhet në Shqipëri.
Në llogarinë e tij në Instagram, Belushi ka postuar dy foto në një nga rrugët e Tiranës ku shkruan “On the Road”.
Por me këto foto aktori duket se ka edhe një mesazh për të përcjellë. Ai shfaqet i ulur pranë një tezge me perime, mban një puro në dorë dhe pas tij në mur shkruhet: “Fuck Shteti!”.
Biri i një emigranti shqiptar por i rritur në Çikago, Belushi është ndër të paktët shqiptarë që ka arritur sukses në Hollywood.
View this post on Instagram