Gjermania ka vendosur një gjobë prej 5.125 milionë eurosh për aplikacionin e mesazheve Telegram për mosrespektim të ligjit të vendit për rrjetet sociale.
Në një deklaratë të lëshuar të hënën, Zyra Federale e Drejtësisë tha se aplikacioni i mesazheve nuk ka arritur të krijojë një sistem të menaxhimit të ankesave.
Akti i Zbatimit të Rrjetit të Gjermanisë, i njohur gjithashtu si NetzDG, detyron platformat e mediave sociale të krijojnë një mekanizëm ankimimi dhe të ndërmarrin veprime kundër krimeve të urrejtjes, lajmeve të rreme dhe përmbajtjeve të dënueshme penalisht në platformat e tyre.
Zyra Federale e Drejtësisë tha se pavarësisht disa përpjekjeve për të dorëzuar dokumente zyrtare në selinë e Telegram në Dubai dhe asistencës ligjore nga autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe, ajo nuk mund të merrte një përgjigje pozitive nga platforma e mesazheve.
Telegram tani duhet të paguajë një gjobë prej 4.25 milionë euro për mosfillimin e një sistemi të menaxhimit të ankesave dhe 875,000 euro gjobë për mosemërimin e një personi në Gjermani të autorizuar për të marrë kërkesa nga autoritetet, tha zyra federale.
Ministri gjerman i Drejtësisë, Marco Buschmann, ka përshëndetur masën ndëshkuese ndaj Telegram.
“Ligjet tona zbatohen për të gjithë.” – tha ai në një deklaratë dhe kritikoi shërbimin e mesazheve me bazë në Dubai për mospërputhje me ligjin.