Vendosni fjalën kyçe....

Ish-ministri Spiro Ksera humb betejën e fundit me drejtësinë, Gjykata e Lartë nuk i pranon rekursin


Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga ish-ministri i Punës dhe i Çështjeve Sociale, Spiro Ksera.

Kështu ish-ministri në qeverinë “Berisha” në vitet 2009-2013, ka humbur betejën e fundit ligjore në sistemin e drejtësisë në vend.

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e vitit 2016 të Gjykatës së Apelit, i cili e shpalli Kserën fajtor dhe e dënoi me 16 muaj burg për akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, në bashkëpunim.

Rekursi u rrëzua nga gjyqtarët, Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.

Ksera akuzohet se vodhi paratë e akorduara për aktivitetet e shtresave të ndryshme sociale. Sipas Prokurorisë së kryeqytetit, këto aktivitete nuk janë realizuar, ose janë bërë me kosto shumë më të ulëta se sa vlera që është shënuar në dokumentet zyrtarë. Abuzimi financiar përllogaritet në rreth 30 milionë lekë të reja.