Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit, ku një makinë ka përplasur një fëmijë rreth moshës 4 vjeç.
Fëmija ka qenë duke kaluar nga një anë në tjetrën në rrugë në momentin që është përplasur nga mjeti dhe pas ngjarjes është dërguar në gjendje të rëndë në spital.
“Rreth orës 16:00, në lagjen ‘5 Maji’, shtetasi A. S., 26 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip ‘Volkswagen’, ka aksidentuar një shtetas të mitur 4 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”- informoi policia.
Pas aksidentit, familjarët thuhet se kanë sulmuar me gurë automjetin dhe kanë rrahur drejtuesin e mjetit.