Vendosni fjalën kyçe....

Padia e Mirel Mërtirit ndaj gazetarit Elvi Fundo për shkrimet mbi inceneratorët/ Adi Krasta: A po tenton Mërtiri t’i mbyllë gojën gazetarëve


Gazetari dhe moderatori, Adi Krasta, ka folur mbrëmjen e djeshme në lidhje me padinë që Mirel Mërtiri i inceneratorëve ka ngritur në Gjermani kundër gazetarit Elvi Fundo, në lidhje me shkrimet e publikuara në CNA.al dhe denoncimet me fakte dhe prova për aferën e inceneratorëve.

Krasta shtroi dy pyetje në lidhje me historinë e hedhjes në gjyq jashtë shtetit, për të cilën shprehet se ka ndodhur në rrethana relativisht gri.

Ai ngriti pyetjet në emisionin “A Krasta Show” nëse kjo padi është guxim i Mirel Mërtirit apo është një tentativë për t’i mbyllur gojën gazetarëve për çështjen e inceneratorëve.

“Sot, Elvi Fundo, gazetar, ka bërë të ditur se zoti Mërtiri, i njohur dhe shumë i përfolur për botën e inceneratorëve, ka punësuar një studio ligjore në Gjermani, ku zoti Fundo jeton bashkë me familjen dhe i ka kërkuar atij zyrtarisht dhe ligjërisht të sigurojë prova se gjërat që ka shkuar ose janë shkruar në CNA nuk kanë qenë të vërteta në raport me inceneratorët dhe vetë zotin Mërtiri.

Ndërkohë, Fundo do t’i përgjigjet ma do mendja duke punësuar një studio ligjore. Ende është në proces, por shumë interesante. Kjo historia e hedhjes në gjyq sidomos jashtë shtetit në rrethana relativisht gri për një nga ngjarjet më spektakolare në vend, është një guxim i madh i zotit Mërtiri në këtë rast, apo të gjithë gazetarët e Shqipërisë e kanë të pamunduar më që të flasin për këtë ngjarje që për fat të keq e ka kaluar statusin e tre ditëve dhe po arkivohet duke i shpëtuar ata.” – theksoi Krasta./ B.A.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e CNA