Vendosni fjalën kyçe....

“Pasoja të rënda në përdor armë bërthamore në Ukrainë” – Shefi i NATO-s paralajmëron sërish Rusinë


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, paralajmëroi sërish për ‘pasoja të rënda’ nëse Rusia përdor armë bërthamore kundër Ukrainës.

“Rreziku i ndonjë sulmi bërthamor kundër Ukrainës, përdorimi i armëve bërthamore kundër Ukrainës është i ulët, por sigurisht ndikimi i mundshëm, pasojat do ishin të mëdha.” – tha Stoltenberg gjatë një fjalimi të drejtpërdrejtë video në Forumin e Politikës së Jashtme të Berlinit 2022.

“Ky është një rrezik që duhet ta marrim seriozisht. Dhe ne e bëjmë këtë duke i përcjellë qartë Rusisë se do ketë pasoja të rënda nëse përdor armë bërthamore në Ukrainë.” – shtoi ai.

“Ne i kemi kujtuar gjithashtu Rusisë se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të ndodhë kurrë.” – tha Stoltenberg.

Shefi i NATO-s përsëriti se aleanca ushtarake është ‘e përgatitur për të gjitha rastet’ kur bëhet fjalë për luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Stoltenberg përjashtoi një ombrellë bërthamore të NATO-s për Ukrainën si pengesë kundër Rusisë, duke theksuar se një mburojë e tillë bërthamore ishte vetëm për vendet anëtare.

Ai deklaroi se ‘prioriteti kryesor’ i NATO-s është të sigurojë më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën, duke thënë: “Ne të gjithë duhet të bëjmë më shumë”.