Vendosni fjalën kyçe....

Pedagogët në ditën e tretë të grevës, nesër paralajmërojnë protestë mbarëkombëtare

Pedagogët kanë vijuar për të tretën ditë radhazi bojkotin e mësimit ndërsa për nesër kanë paralajmëruar protestë mbarëkombëtare.

Ditën e sotme ata janë mbledhur para Universitetit Politeknik ku kanë lexuar edhe një deklaratë. Sindikata e Pedagogëe u ka bërë thirrje edhe studentëve që t’i bashkohen protestës së tyre për rritjen e cilësisë së arsimit të lartë në vend e vënien e tij si prioritet kombëtar.

Protesta ështrë paralajmëruar për ditën e nesërme në orën 11:00 e vendi i takimit do jetë sërish para Universitetit Politeknik.

Ndërkohë pedagogët i kanë bërë sërish thirrje kryeministrit Rama që të mbajë përgjegjësinë e tij për gjendjen në të cilën ndodhet arsimi në vend. Ndërsa deklaratat e tij për vetting ata i quajnë shantazh.

Një nga pedagogët protestues tha se Rama duhet të bëjë publike piramidën e pagave në administratën publike pasi sipas tij ka pastues në Fondin Shqiptar të Zhvillimit që marrin më shumë se një pedagog.

“Nuk i referohemi fjalëve të kryeministrit. Ai të mbajë përgjegjësinë e tij për arsimin. Të shoh qartazi arsimin. Jemi në vend të fundit në rankim. Jo vetëm jemi më poshtë se Kosova, por më poshtë se Bosnjë-Hercegovina. T’i japë dinjitetin financimit të universiteteve, platformës së re të arsimit. Nxjerrja e procesit të vettingunt në këtë moment, tregon frymë shtantazhi ndaj nesh. Është e pabesueshme kjo ide e tij në këto komente. Ka pasur mundësi në bazë të grevës së studentëve që të bëjë transparencë. Mos krijoni tymnajë se profesorati është shtresë e varfër. Kryeministri të deklarojë piramidën e pagave në të gjithë administratën publike pasi kemi parë pastrues në Fondin Shqiptar të Zhvillimit që marrin më shumë se sa një pedagog.” – tha një pedagog protestues.

Kjo është dita e tretë radhazi e protestë së pedagogëve ndërsa më herët ata kanë zhvilluar prej javësh disa protesta mbi kërkesat e tyre.

Pedagogët kanë theksuar se nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre të drejta duke i kërkuar qeverisë që të paktën t’i afrohet trajtimit që vendet si Mali i Zi e Kosova u bëjnë pedagogëve.

Deri tani pedagogët e qeveria nuk kanë arritur asnjë marrëveshje thelbësore. Më herët kryeministri Rama u premtoi pedagogëve rritj page me 7%, gjë që u hodh poshtë me forcë prej tyre si e papranueshme. Ditën e djeshme kreu i qeverisë paralajmëroi vetting për pedagogët në vend, deklaratë që u cilësuar si shantazh e kërcënim nga ana e tyre.

Deklarata

Te dashur kolege te IAL-ve publike

Sindikata e Punonjësve te Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) deklaron vijimin e protestave, në mbështetje te Peticionit te datës 30 Gusht 2022, drejtuar Kryeministrit, Ministres se Arsimit dhe Sporteve dhe rektoreve te IAL-ve publike. Te dashur kolege, vetëm vijimi dhe qëndresa jone e përbashkët do te mundësojnë vlerësimin dhe kthimin e dinjitetit akademik to stafeve dhe universiteteve tona.

Nëse, me date 20 Tetor 2022, ora 11:00 do te zhvillohet protesta kombëtare, në formën e bojkotit total, përpara Godinës se Korpusit Qendror to Universitetit Politeknik, ku do te marrin pjese te gjitha universitetet publike te vendit. Ftojmë edhe studentet qe te japin mbështetje me prezencen e tyre.

Le te jemi nesër te gjithe bashke ne kete hapesire akademike. Vetem qëndresa dhe uniteti yne i perbashket, i shoqeruar me argumentet e pakundershtueshme te peticionit tone, do te bejne te mundur arritjen e qellimit qe i kemi vend vetes. Kjo kauze nuk eshte vetem ne funksion to stafit akademik, stafit ndihmes-akademik, administrativ dhe studenteve te IAL-ve publike, por synon zgjimin dhe ndergjegjesirnin e gjithe shoqerise shqiptare per shqetesime te tilla ekzistenciale. Misioni yne akademik vazhdon!