Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave të pedagogut Sandër Kovaçi.
Rama thotë se deklaratat e tij nuk mund të merren seriozisht pasi është një SHIK-s i maskuar si sindikalist.
Madje ai thotë se pedagogu po “importon zullumin e nongratave dhe rublave në hapësirën universitare”.
“Krenar që ka qenë shiks i kohës së zezë të 97-ës le të jetë sa të dojë, po një shiks i maskuar si sindikalist për të importuar zullumin e nongratave e të rublave në hapësirën universitare, s’ka asnjë shans të merret seriozisht në kërkesat e tij fyese për këtë situatë lufte!”-shkruan Rama.