Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një dyqan kozmetike në rrugën ‘Sami Frashëri’ në Tiranë.
Nga shpërthimi në dyqanin e shtetases me iniciale E.P. ka pasur dëme materiale.
Njoftimi
“Më datë 19.10.2022, rreth orës 00:15, në rrugën “Sami Frashëri”, në dyqanin kozmetik të shtetases E. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.”