Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj: Studentët do marrin abonenë falas për një vit, konviktet do subvencionohen me 50%


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak njoftoi se studentëve do i subvencionohet aboneja e transportit publik dhe në masën 50% kostoja e qëndrimit në konvikt.

Veliaj shpjegoi edhe mënyrën se si studentët duhet të veprojnë për të përfituar abonenë falas.

Për të gjithë studentët që kanë kartë studenti, mjafton paraqitja e kartës së studentit në pikat ku japim abonetë falas. Ne duam që ata ta marrin fizikisht abonenë me kartën e studentit, që kompanitë e transportit të mos i bien me top sepse nuk janë lekët tona, ndaj duhet t’i japim me transparencë, që të sigurohemi që çdo student që e përdor abonenë të subvencionohet, duke ia çuar ne pagesën kompanisë dhe jo studenti.

Do kërkojmë që studentët ta marrin kartën e studentit, e cila jepet falas, në të gjitha fakultetet tona, pastaj me kartën e studentit të marrin abonenë. Ne numërojmë të gjitha abonetë e dhëna dhe në fund të çdo muaji, bashkia do të bëjë rimbursimet tek kompanitë, që studentët ta kenë transportin falas”, theksoi kryebashkiaku i Tiranës.

Të njëjtën gjë po bëjmë edhe për koston e konvikteve. Duam ta subvencionojmë 50%. Një rrugë më pak ose një investim më pak, të cilin mund ta bëjmë edhe vitin tjetër, kur të mbarojë kjo luftë e mallkuar dhe ky inflacion i mallkuar, që s’e kemi ne në dorë, por ama studentët i mbrojmë sot me transport falas dhe konvikte me 50% të kostos”-shtoi kryebashkiaku.