Kreu i PD-së Berisha pohoi sot se selia blu po përgatitet për protesta të fuqishme në vend.
Gjatë fjalës jashtë Kuvendit ai shprehu mbështetje të plotë për protestën e pedagogëve duke i bërë thirrje kryeministrit Rama që të plotësojë sa më shpejt kërkesat e universiteteve.
Berisha tha gjithashtu se PD po bashkëpunon me aleatët e partnerët për protestat që do nisin në vend.
“Për rroga, për autonomi, për kërkimin shkencor dhe subvencionimin e studentëve. I kërkoj Edi Ramës të plotësojë me urgjencë kërkesat e universiteteve. Ajo nuk është grevë e PD-së është grevë e sindikatave, por PD si një forcë politike që mbështet çdo kauzë të drejtë, do bëjë gjithçka për prevalimin e kërkesave të tyre. Përshëndetje të përzemërt gjithë pedagogëve, studentëve protestues dhe i garantoj se do jenë fitues. PD po i përgatit siç u bë mbledhja dhe u dhanë udhëzimet për një përgatitje intensive dhe ndërkohë do vazhdojnë takimet me partnerët, me aleatët, me frontin për shpëtimin e Shqipërisë dhe asnjë diskutim që PD do jetë në protestë, në protestë, në protestë.” – tha Berisha.