Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për vdekjen e Lear Kurtit: E vranë për së dyti, kokaina në stomakun e tij si revolja në pellg për Klodian Rashën



Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas njoftimit të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore dhe Prokurorisë së Tiranës, ku thuhej se në trupun e 32-vjeçarit Lear Kurti nuk kishte shenja dhune dhe se në stomak iu gjet një qese plastike ku dyshohej se kishte lënde narkotike.

Berisha thotë se qeveria e ka vrarë të riun për herë të dytë duke tentuar të manipulojë shkakun e vdekjes.

Ish-kryeministri thotë se policia mashtroi duke deklaruar se i riu vdiq në spital, i bëri autopsi në 5 të mëngjesit në kundërshtim me ligjin dhe më pas deklaruan se i gjetën në stomak një qese me kokainë. Ai e krahason rastin me vrasjen e Klodian Rashës.

Berisha kërkon largimin e menjëhershëm nga detyra të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe ndëshkimin e përgjegjësve të ngjarjes.

“Vrasja për së dyti e Leart Kurtit nga bandat me uniformë Rama-Çuçi.

Kokaina në stomakun e tij, si revolja në pellg e Klodian Rashës!

Të dashur miq,

Në një akt makabër, për të fshehur gjurmët e krimit të shëmtuar, Edi Rama dhe ministri i tij i familjes Bledi Çuçi janë vërsulur në mënyrën me kriminale për të përdhosur viktimën. Kështu, ata:

1- mashtruan me komunikata që i riu vdiq në spital ndërkohë që spitali deklaroi se i ndjeri u soll i vdekur në spital,

2- në kundërshtim flagrant me ligjin, ata i bënë të ndjerit autopsi në orën 5 të mëngjesit me një ekspert të vetëm nderkohë që autopsia duhej bërë vetëm 12 orë pas vdekjes dhe jo me një, por me një grup ekspertësh.

3- Në një akt kriminal ata i ‘gjetën’ në stomak një qese plastike me kokainë, pra njësoj si revolja në pellg për Klodian Rashën.

Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmeve të viktimës, dënoj si vrasje për së dyti krimin e shëmtuar të përdhosjes dhe manipulimit të viktimës së vrasjes shtetërore Leart Kurti dhe kërkoj largimin e menjëhershëm nga detyra të ministrit të familjes, Çuçi dhe ndëshkimin shembullor të xhelatëve që i morën shpirtin dhe atyre që e vranë për së dyti viktimën me manipulimet e tyre.”– shkruan Berisha.