Vendosni fjalën kyçe....

Eurovision konfirmon 37 shtetet që do konkurrojnë në Liverpool, tre vende janë tërhequr


Bullgaria është vendi i fundit që ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Eurovisionin e vitit të ardhshëm. Kështu, janë 37 shtete që kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në Eurovision Song Contest që do të organizohet në Liverpool Majin e ardhshëm.

Konkursi i 67-të, i organizuar nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe BBC në emër të fituesve të vitit 2022, Ukrainës, do të mbahet në Liverpool më 9, 11 dhe 13 maj 2023.

Nga 37 vendet që marrin pjesë, 31 do të garojnë në dy gjysmëfinale. Nga secila gjysmëfinale, 10 akte të suksesshme do përzgjidhen për të kaluar në finale bashkë me Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Spanjën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Ukrainën që kalojnë direkt në finale.

Vendet pjesëmarrëse (dhe transmetuesit):

Shqipëri – RTSH

Australi – SBS (* Bashkëpunëtor i EBU)

Armenia – AMPTV

Austri – ORF

Azerbajxhani – İctimai

Belgjikë – VRT

Kroaci – HRT

Qipro – CyBC

Republika Çeke ČT

Danimarka – DR

Estonia – ERR

Finlanda – YLE

Francë – FT

Gjeorgji – GPB

Gjermani – ARD/NDR

Greqi – ERT

Islanda – RÚV

Irlandë – RTÉ

Izrael – IPBC/Kan

Itali – RAI

Letonia – LTV

Lituani – LRT

Maltë – PBS

Moldavia – TRM

Holandë – AVROTROS

Norvegji – NRK

Polonia – TVP

Portugalia – RTP

Rumania – TVR

San Marino – SMRTV

Serbia – RTS

Sllovenia – RTVSLO

Spanjë – TVE

Suedi – SVT

Zvicër – SRG / SSR

Ukraina – UA:PBC

Mbretëria e Bashkuar – BBC