Vendosni fjalën kyçe....

Kim: Koha kur drejtësia blihej ka përfunduar, keni mbushur xhepat tuaj e të fëmijëve


Ambasadorja amerikane u është drejtuar atyre që që sipas saj kanë penguar reformën në drejtësi.

Gjatë fjalës së saj në 30-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese, Kim, tha se koha e atyre që jepnin ryshfet për të tërhequr vendin pas ka ikur.

Ajo tha gjithashtu se ka ikur koha për të bërë telefonata, për të dërguar dhurata e kërcënime dhe se qytetarët duhet të besojnë te drejtësia.

“Gjykata Kushtetuese është një gur themeli. Reformat e ndërmarra në vitin 2016 ishin të rëndësishme. Gjykata Kushtetuese e ka zhvilluar punën mbi kriteret që aspirojnë për këtë gjykatë. SHBA është krenare. Që nga procesi i vettingut, deri te zgjedhja e anëtarëve. Presim me padurim që gjykata të ketë gjykatës të kualifikuar. Nuk është e lehtë, por është duke bërë progres. Është duke dhënë rezultate Reforma në Drejtësi po jep rezultate reale, po bën përpara, ata që e kundërshtojnë këtë përparim, ata që do të donin të mos kishin rezultate janë duke dyshifuar përpjekjet e tyre, do donin ta tërhiqnin Shqipërinë pas në të shkuarën, në një kohë kur gjyqtarët bliheshin dhe kërcënoheshin. Unë ju them ndaloni, koha për të bërë telefonata për të dërguar emisarë, dhurata e kërcënime, duke kërcënuar për të ekspozuar sekrete të errëta nga e shkuara, formojnë bazat për një tjetër sekret të errët, kjo kohë ka përfunduar. Keni mbushur xhepat, tuaj dhe të të fëmijëve tuaj. Ndaloni! Qytetarët shqiptarë duhet të besojnë se ekziston drejtësia në Shqipëri, se ka një të ardhme më të ndritur.” – tha Kim.