Sekretarja e Brendshme në qeverinë britanike Suella Braverman dha dorëheqjen të mërkurën pasdite, vetëm gjashtë javë pas emërimit të saj.
Dorëheqja e Braverman erdhi mes kritikave në rritje kundër kryeministres Liz Truss për shkak të kthesave në politikat kryesore që ajo kishte shpallur javë më parë dhe shkarkimit të shefit të Thesarit Kwasi Kwarteng.
Braverman thuhet se dha dorëheqjen për një incident specifik në lidhje me ndarjen gabimisht të informacionit delikat në telefonin e saj personal dhe iu kërkua të jepte dorëheqjen për shkelje të kodit ministror.
Me dorëheqjen e Braverman, Liz Truss tani ka humbur dy nga ministrat e saj kryesorë brenda një jave.