Një burrë vdiq në Dortmundt të mërkurën në mbrëmje pasi policia përdori një pistoletë elektrike ndaj tij.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes i thanë të përditshmes Ruhr Nachrichten se burri fillimisht kishte thirrur për ndihmë, më pas kishte sulmuar e dëmtuar një makinë e dyshohet se goditi edhe një kalimtar i cili ofroi ndihmë.
Pasi erdhi policia, burri dyshohet se sulmoi makinën e policisë dhe goditi xhamin e përparmë, para se të godiste një efektiv. Policia më pas përdori armën me elektroshok ‘Taser’ ndaj tij dhe ai u rrëzua.
Sipas policisë, personeli i urgjencës u përpoq të ringjallte personin por ai vdiq pasi u dërgua në spital. Prokurorët e Dortmundit po hetojnë ngjarjen.
Vdekja vjen pas një incidenti të 8 gushtit në Dortmund, kur një refugjat 16-vjeçar nga Senegali u qëllua për vdekje nga policia pasi pistoleta me elektroshok nuk dha efektin e duhur.
Thuhet se adoleshenti ishte i armatosur me thikë, por nuk dihet nëse ai e përdori atë për të kërcënuar policinë. Kamerat e trupit të punonjësve të policisë ishin të fikura në kohën e ngjarjes.