Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje në Kuvend, Shehu e Balla akuza njëri-tjetrit


Me debate ka nisur seanca parlamentare pasi deputeti i PD-së Shehu e kreu i grupit parlamentar të PS-së Shehu janë përplasur lidhur me fjalimin e kryeministrit Rama në Këshillin e Evropës për raportin e Dick Marty-t.

Demokrati e cilësoi ‘pocaqi’ fjalimin e kreut të qeverisë, teksa i tha se e dëmtoi më shumë Kosovën sesa e ndihmoi duke i përmendur edhe rezolutën e propozuar nga PD-ja për dënimin e gjenocidit serb në Kosovës.

“Të dënohet gjenocidi serb në Kosovë. Ju nuk e përmendet materialet që janë depozituar. Keni frikë nga një diskutim i tillë. Tashmë është i domosdoshëm dy diskutim. Fjalim ‘pocaqi’ i kryeministrit në Këshillin e Europës, i cili më shumë dëmtoi Kosovën dhe proceset e saj të anëtarësimit. Pa goditur gjenocidin serb në Kosovë çdo veprim tjetër është i kotë. Nuk mund të fshihet mjegullnaja, a t’i hapim kartat po, po nëse ne bllokojmë diskutimin. Çfarë do argumentojmë, se është frika se na zemërohet Vuçiç nëse ne ngremë çështjen e genocidit serb në Kosovë. U ndalua në mënyrë më arbitrare. Fjala që tha Balla, ishte pa përmbajtje. Nuk shprehu asgjë për rregulloren, të gjithë deputetët këtu nuk po lenë që të flasin. Hajde ta diskutojmë, debati është i gjatë. Vetëm debati mund ta bëjë këtë.” – tha Shehu.

Balla e mori fjalën menjëherë pas Shehut duke i kërkuar ta tërheqë mbrapsht atë që tha ndaj kryeministrit duke akuzuar PD-në e kreun e saj Berisha se mbështeti e votoi rezolutën e propozuar nga përfaqësuesi i Rusisë në vitin 2011 për raportin e Dick Marty-t duke e quajtur veprimin e PD-së të turpshëm.

“E para tërhiqe mbrapsht atë për sipas teje fjalimin pocaqi. Kush është fjalimi pocaqi, që të zhbëjmë atë që keni bërë ju me Sali Berishën nga 2008. Në xhepat tuaj kanë hyrë rublat ruse nga 2008. Është për fajin tuaj Tritan, që në 2008 kur Kovaçev, kryetar i delegacionit rus të partisë së Putinit ka depozituar në asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës rezolutën mbi të cilën lindi rezoluta e Dick Marty-t ju e votuat. Turp nuk keni? PD bashkë me partinë e Metës në 25 janar 2011 keni shkuar dhe keni votuar një rezolutë, e turpshme. Nuk ka miratuar kurrë një institucion ndërkombëtar si ajo rezolutë. Duhet ta dish se Kuvendi nuk ka asnjë detyrë tjetër, sesa të zhbëjë atë tradhti që ke bërë ti, se ti ishte deri në vitin 2009 se të hoqën, ishte Saliu, zgjoje nga gjumi e të tregojë se një rezolutë nuk është kundërshtuar nga ju dhe është votuar. Ne si Kuvend, kryeministri e Qeveria po bëjnë punën e tyre. Shqipëria nuk është vend i dorës së dytë më, po bëjmë një punë për të pastruar atë që keni bërë ju. Lufta e Kosovës është një luftë e pastër dhe për liri, ndaj e them troç nga Kuvendi, rroftë UÇK-ja.” – tha Balla.