Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria e Kosovës reagon për “draftin për asociacionin”: Anonim dhe anti-kushtetues


Drafteve të publikuara në media për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, qeveria i është përgjigjur me qëndrimin se asociacionet me karakter themeltar etninë, bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Në një përgjigje për Gazetën Express, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se komunitetet jo-shumicë në Kosovë kane nevojë për integrim dhe jo për izolim.

Qëndrimi ynë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është i njohur, i qartë dhe i njëjtë. Asociacione që karakter themeltar kanë etninë bien ndesh me Kushtetutën e Republikës sonë dhe vet karakterit e shtetit tonë. Për më tepër, komunitetet jo-shumicë kenë nevojë për integrim, jo izolim”, ka thënë ai.

Kryeziu nuk e ka quajtur draft gjerman, atë që sot u publikua në media, veçse një draft pa autor.

Sa i përket dokumentit që ka qarkulluar sot në media, ai përveçse draft, është pa autor. Në anën tjetër ne jemi Qeveri e Republikës së Kosovës që kemi kushtetutshmëri dhe ligje të cilat i mbrojmë dhe respektojmë”, ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë.

Të paktën dy media sot publikuan draft-statutin për themelimin e Asociacionit, ku thuhet se prapa tij qëndron qeveria gjermane. Mbi Qeverinë e Kosovës është shtuar presioni ndërkombëtar për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin dhe përmbylljen e marrëveshjes me Serbinë.